Insajderi
Show

Pas dedikimit publik, Bes Kallaku publikon për herë të parë foto me partneren e re

Insajderi
18 February 2026 - 22:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas dedikimit publik, Bes Kallaku publikon për herë të parë foto me partneren e re
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasi aludohej prej kohësh, këngëtari dhe aktori Bes Kallaku ka konfirmuar tashmë zyrtarisht zërat për nisjen e një romance të re, pas ndarjes me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Teksa pak javë më parë e përshëndeti publikisht në kocert, Bes Kallaku ka publikuar në Instagram një foto për herë të parë me partneren e re.

Megjithëse vajza është ende e mistershme, shihen flokët e gjata bjonde, teksa Besi i dhuron një puthje. Postimin e shoqëron me një zemër, teksa nuk kanë munguar urimet nga ndjekësit e tij.

Ejona është emri që i ka rikthyer buzëqeshjen aktorit, siç deklaroi ai në koncert, ndërsa aludimet për romancën e re nisën kur aktori publikoi në Instagram një foto të një tatuazhi misterioz.

“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, vetëm kam bërë për të qeshur dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Dhe meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe nëpër mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”, u shpreh Besi në koncert.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark