×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas dështimit të drejtësisë kosovare për hedhur dritë mbi rastin Fantineli- Tafaj, biznesmeni italian përmend arbitrazhin

    Insajderi
    05 December 2021 - 22:21

    GjanFranko Fantineli, biznesmeni multimilioner i cili dështoi të investojë në Kosovë për shkak siç thotë ai mashtrimit që ju bë nga një grup, në krye me biznesmenin kosovar, Haziz Tefaj thotë se për rastin e tij ishte i njoftuar edhe kryeprokurori, Aleksandër Lumezi.

    Lumezi ishte njoftuar direkt nga italiani për rastin.

    InDoks për këto lëndë ka pyetur edhe zyrën e Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.


    Madje ai nuk ishte i vetmi. Me letra informues ky biznesmen italian ka njoftuar edhe ish-Presidentin, Hashim Thaci, ish-Kryeministrin, Isa Mustafa, ish-Kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe figura e bartës të tjerë institucionesh. Veseli madje gjatë mandatit të tij ka realizuar edhe një vizitë tek biznesi i GjanFranko Fantinell në Itali.

    “Më duhet të deklaroj diçka shumë të rëndësishme. Se ndihem i ofenduar nga gjithçka kam vuajtur në Kosovë pasi në 14 vjet asnjë qeveri (pas takimit me kryeministrat, ministrat e jashtëm, ministrat e bujqësisë etj.) nuk bëri diçka për ta zgjidhur rastin tim. Por pse? Sepse nuk ka drejtësi. Sepse drejtësia nuk funksionon. Ata shpikën kaq shumë gjëra. Si mund të investohet në një vend si Kosova? Siç e dini, nuk jam i vetmi në këtë situatë, ka disa kompani në Kosovë që kanë problemin tim”, thotë ai.

    “Pra, ju lutem, bëni pak kërkime. Më kanë vjedhur para, kohë dhe mund dhe pas 14 vitesh nuk kam pasur ende drejtësi”.

    “Kishte mundësinë, me punë të mundimshme, të sigurohej që mbi një mijë familje të mund të punonin në një kompani kaq të madhe; jo një, një mijë familje. Por kujt ia dhatë? Një krimineli, që ishte shoferi i Doimo-s, pa asnjë përvojë dhe asnjë aftësi për të menaxhuar këtë lloj kompanie. Do të thotë se ka mafia”, deklaroi Fantineli.

    Republika e Kosovës tash e disa vite është përballur, dhe jo rrallë ka humbur beteja ligjore në gjykatat e arbitrazhit jashtë vendit. Disa prej tyre madje me kosto shumë të lartë për vendin. Rasti i biznesmenit GjanFranko Fantinell kundër kosovarit, Haziz Tafaj, mund të jetë një rast tjetër në ardhje.

    “Në fund të kësaj periudhe, më mbetet vetëm të them dhe të bëj një gjë. Dua të shkoj në arbitrazh përmes firmës së avokatëve të Brukselit dhe të dal kundër shtetit kosovar për ta paguar dëmin. Me zemër të rëndë e them këtë, por nëse drejtësia nuk ekziston, është e drejtë që ka një drejtësi tjetër jashtë Kosovës, e cila i mbron investitorët, sepse në të kundërtën asnjë investitor nuk do të kthehet në Kosovë, nëse ai arrin në Kosovë dhe sulmohet nga një farë. kategori njerëzish të këqij dhe kriminelë për të kapur paratë e tij”, ka deklaruar ai për InDoks.

    InDoks | Mashtrimi i madh – Dokumentari i plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark