×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas dorëheqjes deklarohet Shqipe Mjekiqi, hedh akuza ndaj LDK’së

    Insajderi
    16 March 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqipe Mjekiqi Sadiku është deklaruar për herë të parë pasi dha dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtare e Kryesisë.

    Mjekiqi tha se nuk kishte hapësirë për të kontribuar për partinë dhe se i kishte të kufizuar kompetencat edhe pse ishte në pozitën e nënkryetares.

    Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Postimi i plotë i Mjekiqit:

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Të nderuar përfaqësues të mediave,

    Të martën, më 14 mars 2023, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mundësinë për të shërbyer në strukturat e larta e morra si besim dhe konfirmim për vullnetin e mirë drejt ndryshimeve thelbësore.

    Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses.

    Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm. 

    Me respekt,

    Shqipe Mjekiqi Sadiku

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark