×
  • Sport
  • Sport

    Pas dy asistimeve, Zhegrova shënon gol kundër Sionit

    Insajderi
    01 August 2021 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Basel është duke e shkatërruar në shtëpi Sionin, në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Zvicrës.

    Basel është duke fituar me rezultat të thellë 6 – 0, derisa në tre gola kontribues ishte ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

    Zhegrova fillimisht asistoi për Lopez (15′), pastaj kompletoi asistimin e dytë në minutën e 44-të, këtë herë për Arthur.

    Këtë super formë nuk e mbylli vetëm me kaq, ngase gjeti edhe golin.

    Pas një pasimi nga Arthur, Zhegrova dribloi në mënyrën më të mirë duke realizuar gol të bukur (55′)

    Mbetet të shihet nëse kosovari do gjejë ndonjë tjetër gol, ose të kompletojë het-trikun e asistimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark