Insajderi
Insporti

Pas dy vitesh bojkot, Real Madridi rikthehet te “Topi i Artë” -Mbappe, Bellingham dhe Vinicius pritet të jenë të pranishëm

Insajderi
23 October 2026 - 12:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas dy vitesh bojkot, Real Madridi rikthehet te “Topi i Artë” -Mbappe, Bellingham dhe Vinicius pritet të jenë të pranishëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas dy vitesh mungesë, Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së “Topit të Artë”, pasi një delegacion zyrtar i klubit pritet të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të këtij eventi prestigjioz.

Gjiganti spanjoll kishte refuzuar të merrte pjesë në ceremonitë e viteve 2024 dhe 2025, pas përplasjeve të forta me organizatorët e çmimit më të rëndësishëm individual në futboll.

Bojkoti nisi në edicionin e vitit 2024, kur u bë e ditur paraprakisht se Vinicius Junior nuk do të shpallej fitues, ndërsa trofeu iu dha mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri. Ky vendim u konsiderua nga drejtuesit madrilenë si mungesë respekti ndaj klubit, raporton e përditshmja prestigjioze franceze “L’Équipe”.

Megjithatë, në edicionin e këtij viti, marrëdhëniet mes palëve duket se janë përmirësuar, pasi disa prej yjeve kryesorë të skuadrës madrilene pritet të parakalojnë në qilimin e kuq.

Në mesin e emrave që pritet të jenë të pranishëm janë Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe vetë Vinicius Junior. Mbappe konsiderohet një nga pretendentët kryesorë për të fituar trofeun më të rëndësishëm individual në futboll, ndërsa rivaliteti pritet të jetë i fortë me yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.

Përballja mes dy emrave të mëdhenj të futbollit, të lidhur me rivalitetin historik mes Real Madridit dhe Barcelonës, i jep ceremonisë një atmosferë të vërtetë “El Clasico”.

Mbrëmja gala e “Topit të Artë 2026” do të mbahet më 26 tetor, në teatrin ikonik “London Palladium”, në një edicion të veçantë jubilar që përkon me 70-vjetorin e ndarjes së këtij çmimi prestigjioz.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark