Donatori dhe anëtari i bordit të klubit të Llapit, Amrush Batatina ka njoftuar për largimin e tij të mënjëhershëm nga të gjitha pozitat e tij në klub.
Amrush Batatina, vëllai I trajnerit, Tahir Batatinës këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook.
Ai ka shkruar se për shkak të obligimeve të tij në biznesin që e udhëheq nuk mundet të jetë i angazhuar edhe në klub.
Në këtë njoftim ai ka falënderuar të gjithë për bashkëpunim dhe mbështetje, duke përmendur edhe legjendën e futbollit të Kosovës, Mentor Zhdrella.
Llapi mbrëmë u eliminua nga Konferencë Liga pas dy ndeshjeve të zhvilluara kundër KF Shkupit nga Maqedonia e Veriut.
Klubi llapjan është në pronësi të familjes Batatina tash e disa vite.