Skuadra e Prizrenit është eliminuar nga faza e pestë e Kupës së Kosovës në futboll pasi u mposht me rezultatin 3:1 në udhëtim tek skuadra e Beharit në Pejë.
E pas këtij dueli, prizrenasit janë ankuar në gjyqtarin kryesor të duelit, Tefik Maloku.
Sipas KF Prizrenit, gjyqtari Maloku ka qenë fytyra kryesore që vendosi këtë sfidë.
“Super Tefik Maloku, shpallet lojtari i ndeshjes në ndeshjen e Kupës 1/8. Urime Tefik”, ka shkruar kjo skuadër në Facebook.