Betim Gjoshi nga PDK ka reaguar pas emërimit kryeshef të “Ibër Lepencit”, të ish-anëtarit të VV-së, Faruk Mujka.
Ai ka thënë se Mujka është shpërblyer nga Kurti, ish-anëtarin e kryesisë lokale të partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviqit.
Ai ka thënë se edhe Murati ka paralajmëruar edhe veteranët e vërtetë se kund vend në Kosovë nuk do t’iu lëmë.
Gjoshi ka shtuar se me këtë sjellje të poshtër të pushtetit, është e dhimbshme heshtja e ish të burgosurve politik apo e ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë në këtë parti.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti e paska shpërblyer, ashtu siç është raportuar në media, ish-anëtarin e kryesisë lokale të partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviqit.
Vartësi i tij, Hekuran Murati po paralajmëron edhe veteranët e vërtetë se kund vend në Kosovë nuk do t’iu lëmë.
Në këtë sjellje të poshtër të pushtetit, e dhimbshme është heshtja e ish të burgosurve politik apo e ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë në këtë parti.