Në gjashtë muajt e fundit Komisioni Indian për Konkurrencën ka hetuar Google në një rast të ngjashëm me hetimin e Komisionit Evropian që çoi në aplikimin e një gjobe rekord prej 5 miliardë dollarësh.
Autoritetet Indiane kanë hapur hetime ndaj Google i cili akuzohet për abuzime me pozitat dominuese të Android për të bllokuar rivalët.
Në gjashtë muajt e fundit Komisioni Indian për Konkurrencën ka hetuar Google në një rast të ngjashëm me hetimin e Komisionit Evropian që çoi në aplikimin e një gjobe rekord prej 5 miliardë dollarësh.
Komisioni gjeti se Google kishte abuzuar me pozitat dominuese që nga 2011 me praktika të tilla të cilat detyrojnë prodhuesit të instalojnë aplikacionet Google Search dhe Chrome në këmbim të Google Play.
Autoritetet Indiane thanë se hetimet janë në një linjë me ato Evropiane por në fazat të hershme.
Në muajt e fundit drejtuesit e Google janë takuar me zyrtarë të lartë Indianë për të diskutuar ankesat.
Hetime të tilla zakonisht marrin vite për të mbyllur.
Android ofrohet falas për prodhuesit dhe është i instaluar në 85% të smartfonëve në mbarë botën.
Në Indi 98% e smartfonëve të shitur në 2018-ën ishin Android.
Gjatë Tetorit Google tha se prodhuesit e smartfonëve do të paguanin një tarifë për përdorimin e Android me Google Play në Evropë.
Ankesat Indiane janë tjetër dhimbje koke për Google. Vitin e kaluar u dënua me një gjobë prej 19 milionë dollarësh për abuzimin me pozitat dominuese.