Insajderi
Botë

Pas Gazës, Trump do të marrë pjesë në marrëveshjen e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Insajderi
14 October 2025 - 12:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas Gazës, Trump do të marrë pjesë në marrëveshjen e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Nënshkrimi i marrëveshjes do të zhvillohet gjatë Samitit të shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.

Malajzia ndërmjetësoi një armëpushim fillestar mes Tajlandës dhe Kamboxhias, më 29 korrik që i dha fund armiqësive pas ndërhyrjes së presionit nga Trump dhe Anwar.

Tajlanda dhe Kamboxhia u përplasën për pesë ditë në korrik, duke vrarë të paktën 48 persona dhe duke zhvendosur përkohësisht më shumë se 300,000 civilë në luftimet më të ashpra midis dy vendeve në më shumë se një dekadë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark