×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas Gjermanisë presidentja Osmani niset për në SHBA – kjo është agjenda

    Insajderi
    17 September 2021 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë tetë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Osmani do të jetë e pranishme në Amerikë nga dita e nesërme 18 deri më 26 shtator. Takimet do t’i fillojë dy ditë më pas, nga dita e hënë (20 shtator).

    Kësaj radhe atë nuk do ta shoqëroi bashkëshorti i saj, të paktën me aq sa ka informacione Gazeta Insajderi.

    Insajderi, ka mësuar se Osmani do të jetë e pranishme së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwartz si dhe ekipin e saj prej 6 anëtarëve. Blerim Velën, shef i kabinetit, këshilltarët, Vehbi Miftari, Donjeta Miftari, Egnesa Vitia, Sharr Jakupi e Blerta Aliu.

    Vetëm të hënën, siç ka mësuar Gazeta Insajderi, presidentja është paraparë të ketë gjashtë takime.

    Asaj i është konfirmuar takimi me ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, i cili do të mbahet nga ora 11:00 e mëngjesit derisa në orët e pasditës do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Lituanisë, Gitanas Nauseda.

    Të martën, Osmani është paraparë të takohet në orët e paraditës me ministrin e Punëve të Jashtme të Irlandës ndërsa pas dreke pritet të takohet me presidentin e Finlandës dhe në mbrëmje me presidentin e Guanajës dhe presidentin e Hondurasit.

    Të mërkurën, presidentja e Kosovës do të zhvillojë takim me presidentin e Guinea Bissaus me kryeministrin e Shtetit të Kuvajtit si dhe i është konfirmuar takimi me presidentin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maldives.

    Nga ora 14:00-14:30, Osmani do të takojë edhe gjeneralin amerikan, Wesley Clark. Pastaj siç ka mësuar Insajderi do të takojë presidentin e Senegalit.

    Të enjten, presidentja do të ketë pesë takime, në orët e mëngjesit do të takohet me këshilltarin Special të OKB -së për parandalimin e gjenocidit. Pastaj, kryeministrin e Luksemburgut. Gjatë ditës do të takojë edhe presidentin e Greqisë e ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë.

    Të premten, 24 shtator në orën 14:30 i është konfirmuar takimi me profesorin Daniel Server.

    Të shtunën, e para e vendit do të ketë takim me anëtarin e Dhomave Përfaqësuese të SHBA-ve teksa të dielën është paraparë të kthehet

    Mësohet se presidentja së bashku me ministren Gërvalla-Schwartz dhe kabinetin e saj do të qëndrojnë në hotelin “Lexington”.

    Presidentja, Vjosa Osmani zhvilloi këtë javë vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark