×
  • Showbiz
  • Show

    Pas gjithë zhurmës së krijuar, Kejvina Kthella merr vendimin drastik

    Insajderi
    25 May 2023 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që pas eliminimit nga BBV, i cili erdhi si pasojë e shpullës së famshme të Kejvinës ndaj Luiz Ejlit, modelja nuk është shfaqur në dalje televizive.

    Për një periudhë të shkurtër Kejvina u zhduk edhe nga rrjetet sociale, por sot ajo ka ndarë një lajm mjaft të rëndësishëm me ndjekësit e saj.

    Në një njoftim në InstaStory, ajo tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat.

    Madje, ajo tregon se publiku do ta shikojë me projekte të reja nga një tjetër cep i botës, por s’dimë nga ku. Duket se këtë informacion do ta mësojmë në vazhdim.

    Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”- shkruan Kejvina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark