×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas hulumtimit të Insajderit, Arben Vitia nënshkruan udhëzimin administrativ neglizhenca e të cilit rrezikoi blerjen e vaksinave

    Insajderi
    20 April 2021 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm dy ditë pas publikimit të Gazetës Insajderi, rreth skandalit në Ministrinë e Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka miratuar udhëzimin administrativ, i cili i hapë rrugë arritjes së marrëveshjes për sigurimin e vaksinave anti Covid me kompaninë Pfizer. Neglizhenca e qeverisë Kurti për miratimin e ndryshimit të këtij udhëzimi, rrezikonte sigurimin e rreth 500 mijë vaksinave. Raportohet se udhëzimi tashmë është nënshkruar edhe nga ministri Arben Vitia, këtë nuk e kanë konfirmuar ende në ministrinë e shëndetësisë.

    Qeveria e Kosovës, të dielën në mbrëmje ka miratuar Udhëzimin Administrativ, që i hapë rrugë arritjes së marrëveshjes me kompaninë Pfizer për furnizim me vaksinat, anti Covid.

    Kjo është bërë dy ditë pas publikimit të Gazetës Insajderi lidhur me neglizhencën e ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, që drejtohet nga Arben Vitia, për të miratuar udhëzimin.

    Gazeta raportoi se ndyshimi i udhëzimit administrative do të duhej të përfundonte deri me datën 15 prill dhe për këtë të sigurohej kompania Pfizer & BioNtech, e cila kishte kërkuar ndryshimin e tij,

    Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, para datës 15.   

    Udhëzimi administrative, u miratu në qeveri tek të dielën në mbrëmje, dy ditë pasi që Gazeta Insajderi, raportoi për rrezikimin e blerjes së vaksinave si shkak i kësaj neglizhence.

    “Plotësim ndyrshimi i këtij akti nënligjor përfshinë përcaktiminin e kushteve/kritereve specifike për të siguruar vaksinat kundër Covid 19”, thuhet në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi.

    “Gjatë hartimit të plotësim ndryshimit të udhëzimit administrative (shëndetësi) autorizimi për marketing për produkte medicinale, ministria e shëndetësisë duhet të ketë parasysh standard për hartimin “, thuhet më tej në vendimin e qeverisë që mbanë datën 18 prill.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarime nga Ministria e Shëndetësisë, se pse është vonuar deri tash miratimi i këtij udhëzimi. A ka ndyrshuar ndonjë nen i saj, nga udhëzimi paraprak që u kishte dorëzuar ish-ministri, Armend Zemaj, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje deri tash.

    Gazeta Shneta, shkruan se udhëzimi është nënshkruar edhe nga ministri Arben Vitia. Sipas këtij dokumenti, vaksinat duhet të kenë miratimin e EMA-së ose FDA-së. 

    UA mundëson palëve kontraktuale që të marrin me kush ose emergjent Autorizim Marketingun për vaksinat kundër Covid-19, duke përjashtuar dispozitat e Udhëzimit Administrativ 01/2015. Ky i fundit në Nenin 6 përcakton që AM lëshohet me kusht që çdo person juridik apo koorporatë duhet të ketë të regjistruar biznesin në Republikën e Kosovës.

    Këtë nen e ka përjashtuar UA i ri i cili vlen vetëm për vaksinat kundër Covid-19.

    “Aplikuesi duhet të dorëzojë në AKPPM kërkesën me dokuemtat e përcaktuara në marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë apo një organi tjetër publik dhe palës kontraktuale, për autorizim për marketing të kushtëzuar apo emergjent të lëshuar nga autoritetet rregullative: Agjencia Europiane e Barnave (EMA) apo Administrata për Barna dhe Ushqim e SHBA (FDA) për vaksinat kundër Covid-19”, thuhet në Nenin 22B.

    Sipas këtij dokumenti, AM do të lëshohet brenda dy ditëve pune, ndërsa importi i vaksinave bëhet sipas legjislacionit në fuqi dhe kritereve të përcaktuara në marrëveshje në mes të MSH-së apo një organi tjetër publik, dhe palës kontraktuale për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

    Edhe farmakovigjilenca e vaksinave bëhet poashtu sipas kritereve të përcaktuara në marrëveshje mes palëve.

    Ky UA ka përjashtuar edhe dispozitat e Udhëzimit Administrativ për tarifat e shërbimeve të ofruara në AKPPM, si dhe dispozitat e Udhëzimit Administrativ 12/2013 Vendosja e Banderollave në Produktet Medicinale.

    Udhëzimi Administrativ 01/2021 ka hyrë në fuqi ditën e djeshme më 19 prill. Ndryshimet janë bërë me kërkesë të kompanive ndërkombëtare të cilat prodhojnë vaksina, sikurse Pfizer dhe Biontech, të cilat nuk kanë pranuar të kenë përfaqësues në vendet ku dorëzohen vaksinat.

    Pse Udhëzimi Administrativ rrezikoi blerjen e vaksinave anti-covid?

    Kompania Pfizer dhe BioNtech kishte kërkuar fillimisht që të ndryshohet Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilit kjo kompani do të duhej ta kishte përfaqësuesin e saj në Kosovë.

    Kërkesa e këtyre kompanive, specifikohen tek kushtet për lidhjen e kontratës, dokument ky  I siguruar nga Insajderi.

    Në të thuhej: parashikojnë marrjen e autorizimit të marketingut përmes një mekanizmi të përshtatshëm rregullator nga Agjencia Mjekësore e Kosovës që lejon që Vaksina të vendoset në treg në Kosovë”.

    Me udhëzimin e ri që kishte nënshkruar ish-ministri Armend Zemaj, kompanitë në fjalë kanë pasur të drejtë ligjërisht të aplikojnë pa person të autorizuar në Kosovë. Saktësisht Neni 15 i udhëzimit administrativ të ri, ia mundëson regjistrimin e vaksinave sipas kërkesave të Pfizer dhe BioNtech.

    Përvec kësaj, Programi i Dorëzimit të Përkohshëm, sipas negociatave të marrëveshjes me Pfizer parasheh edhe veprime tjera të shtetit të Kosovës. Obligohet që deri më 30 Prill 2021 ta regjistrojë produktin në Agjencinë për Produkte Midicionale në Kosovë.

    Komunikimet zyrtare mes Kosovës dhe kompanive të vaksinës

    Në dosjen e komunikimeve dhe negociatave mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe prodhuesve të vaksinës anti-Covid Phizer dhe BioNtch, përfshirë këtu edhe kontratën e ofruar nga kompania amerikane me të gjitha kushtet që duhet t’i përmbahet Kosova.

    Zemaj kishte njoftuar kompaninë Pfizer, se nga data 22 mars ata do të duhet ta kontaktojë, ministrin e ri, Arben Vitinë, pas formimit të qeverisë së re, ku do të jetë i autorizuar për prokurimin dhe negocimin e vaksinave.

    “Në të njëjtën kohë, unë gjithashtu kërkoj që pasardhësi im të kontaktojë menjëherë me ju në lidhje me vazhdimin e kontaktit për marrjen e vaksinave të shumëpritura nga ne”, thuhet në një paragraf të emailit të Zemajt dërguar kompanisë në fjalë.

    Pas këtij komunikimi, menjëherë ka pësuar emaili i kompanisë Pfizer për Vitinë ku e ka njoftuar për nënshkrim të kontratës, për datën 15 prill.

    Aty kishte dërguar draftin e kontratës për nënshkrim.

    Ju lutemi gjeni bashkangjitur një dokument të Lidhur me Kushtet (“HoTs”) për blerjen e propozuar të Kosovës të Comirnaty nga Pfizer nga Kosova.

    “Kjo marrëveshje është e vlefshëm për pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga dorëzimi i këtij dokumenti në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës (d.m.th. 15 Prill 2021).Ne do t’ju ftojmë të rishikoni dokumentin dhe të qëndroni pranë për ta diskutuar atë me ju në lehtësinë tuaj”, thuhet në emailin e Pfizer dërguar Vitisë.

    Ministri Vitia nuk i ka kthyer email prodhuesve amerikan. Si pasojë rrezikohet sjellja e 500 mije vaksinave në Kosovë.

    Në kontratën në mes ministrisë dhe Pfizer dhe BioNtech të cilën e ka siguruar Insajderi specifikohet se Kosova do të marrë mbi 500 mijë doza të vaksinave, vetëm nëse ministri Vitia do të nënshkruaj këtë kontratë.

    Programi i Dorëzimit të Përkohshëm, sipas marrëveshjes duhet që fillimisht të marrë Miratimin me Kusht të Marrëveshjes Përfundimtare, parasheh edhe veprime tjera te shtetit të Kosovës. Obligohet që deri më 30 Prill 2021 ta regjistrojë produktin në Agjencinë për Produkte Midicionale ne Kosovë.

    Sipas kontratës furnizimi i 500 mijë dozave të vaksinave do të bëhet në tri faza: 

    Faza e parë: Pesëdhjetë e një mijë e katërqind e tetëdhjetë (51,480) doza të vlerësuara të transportuara në tremujorin e dytë të vitit 2021;

    Faza e dytë: Dyqind e njëzet e pesë mijë e tetëqind e dhjetë (225,810) doza të vlerësuara të transportuara në tremujorin e tretë të vitit 2021; dhe

    Faza e tretë: Dyqind e njëzet e tre mijë e katërqind e shtatëdhjetë (223,470) doza të vlerësuara të transportuara në tremujorin e katërt të vitit 2021.

    Për shkak se nënshkrimi për furnizimin e këtyre dozave të vaksinave nuk është bërë tash, atëherë furnizimi shtyhet deri më 30 shtator.

    “Nëse Miratimi me Kusht merret pas 30 Prillit 2021, por para 30 Shtatorit 2021, atëherë Programi i Përkohshëm i Dorëzimit do të zhvendoset në përputhje me rrethanat dhe do të rregullohet për të pasqyruar vonesën midis 30 Prillit 2021 dhe datës së Miratimit me Kusht”, thuhet në kushtet për lidhje të kontratës.

    Aktualisht Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19 të siguruara përmes mekanizmave Covax të cilat në Kosovë kanë arritur përmes organizatës UNICEF.

    Afërsisht janë bërë 3 javë prej kur ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë, e me 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca që kanë qenë në dispozicion deri më tani janë vaksinuar vetëm 12 mijë persona. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark