×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas hulumtimit të Insajderit, Senati i UP-së e suspendon Bekim Bejtën

    Insajderi
    12 April 2023 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur të mërkurën që ta suspendojë profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP.

    Sipas njoftimit të Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë, Bejta është suspenduar lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët.

    Madje, siç thotë njoftimi, ai pritet të përjashtohet përfundimisht shumë shpejt.

    Gazeta Insajderi rreth dy javë më parë ka raportuar se disa studente të Fakultetit të Filologjisë, Dega “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, kanë iniciuar një mori ankesash në Këshill të Etikës ndaj profesorit, Bekim Bejta.

    Të njëjtat pretendojnë se profesori ndaj tyre ka ushtruar dhunë psikologjike, shantazh, madje edhe i ka bullizuar. Këto pretendime janë mohuar nga vet profesori.

    Madje, Bejta ka paralajmëruar se do të inicojë padi ndaj njërës nga studentet.

    Shkrimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark