×
  • Showbiz
  • Show

    Pas hyrjes në Big Brother Albania, Dea Mishelit i rikthehet videoja kur tallej me fëmijët jetim

    Insajderi
    25 December 2022 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Blogerja shqiptare, Dea Mishel Hoxha, e cila u bë mbrëmë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip Albania nga shikuesit mbahet mend për një skandal. Bëhet fjalë për bullizimin që kishte bërë ndaj fëmijëve jetim.

    Në një video të postuar në “TikTok”, blogerja kishte bullizuar me fëmijët jetim.

    “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion”- kishte thënë ajo në video ku u shfaq dhe duke qeshur

    Duke dashur të bëjë ‘humor’ për një çështje kaq delikate dhe të ndjeshme që prek ata fëmijë, të cilët nuk kanë një familje dhe qëndrojnë në institucione pati reagime të ashpra dhe kritika nga ndjekësit e saj.

    Gjatë videos, ajo thotë se nuk po bënë shkaka teksa është dhe duke qeshur.

    Blogerja, pas reagimeve të ndjekësve e kishte fshirë menjëherë videon nga profili i saj në Tik-Tok. Por, pas hyrjes në BBVA, videoja është shpërndarë sërish, shkruan Insajderi.

    VIDEO:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark