Insajderi
Biznes

Pas “Insig”, rrezikon falimentimin edhe një kompani tjetër

Insajderi
29 December 2020 - 18:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas “Insig”, rrezikon falimentimin edhe një  kompani tjetër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas falimentimit të “Insig”, edhe një kompanie tjetër të sigurimeve rrezikohet t’i vihet dryri. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka futur nën administrim të përkohshëm kompaninë e sigurimit “Kosova e Re”.

“Si rezultat i gjendjes së rënduar financiare dhe mos përmbushjes së kërkesave ligjore për kapital, si dhe në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare, me qëllim të mbrojtjes së policëmbajtësve dhe sigurimit të stabilitetit financiar të sektorit, BQK-ja gjatë këtij viti ka marrë vendimin për vendosjen nën administrim të përkohshëm të siguruesit “Kosova e Re”, thuhet në njoftimin për media të BQK-së për fundvit.

Ndryshe, administrimi është faza para likuidimit të një kompanie dhe kjo ndodhë për shkak të paaftësisë së kompanisë për t’i përmbushur kërkesat ligjore për kapital.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark