×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pas këngës rrëfehet Bardhi: Nuk kam mundur as vitamina t’i blej, e kam ndje dhimbjen …

    Insajderi
    11 October 2024 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Bardhi lansoi para pak ditësh këngën e tij më të re, “Qikes teme”, ku në mesin e rreshtave të tij ka thënë edhe disa fjalë për ish menaxherët e tij.

    Ai tha se po ia anulojnë koncertet. Bardhi në vargjet e tij shprehet se nuk është mirë financiarisht duke thënë se nuk ka para as për qera.

    Këngëtari në një intervistë për Prive ka treguar se problemet kanë nisur pas daljes nga BBVA.

    Teksa tha se kur e ka shkruar këngën nuk ka qenë duke punuar.

    “Kënga është për të, nesër rritet çika e dëgjon një histori të keqe të babes, le ta merr një mësim nga unë. Mesazhi i dytë ka qenë për të gjithë familjet që nuk kanë mundësi. Na shohin si artista mendojnë që jem milionera. Kur është shkru kënga nuk kam punu, nuk kam pas koncerte. Sara ka punu unë jo, nuk kam mundur as vitamina t’i blej. Unë si kryefamiljar e kam ndje dhimbjen se pse nuk kam mundur që të i siguroj”, tha Bardhi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark