×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas konflikteve luftarake në Etiopi 350 mijë banorë me mungesë të ushqimit

    Insajderi
    11 June 2021 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rajoni etiopian i Tigresë po përballet me një mungesë ekstreme ushqimesh pas konfliktit luftarak mes forcave qeveritare dhe rebelëve.

    Shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmat humanitare, Mark Loukok, thotë se 350 mijë banorë të rajonit malor janë në zi buke dhe duhet ndërhyrë ndërkombëtarisht për krizën.

    “Numri i personave në kushte urie është më i lartë se në çdo vend tjetër të botës që prej vitit 2011 kur vdiqën gjysmë milionë somalezë.”

    Këshilli i Sigurimit pritet të mblidhet të martën për të diskutuar mbi konfliktin në Tigre por seanca do të mbahet jo formalisht pasi diplomatët e Etiopisë e kundërshtojnë debatin, dhe kanë për këtë mbështetjen e pjesshme të Rusisë, Kinës, Vietnamit, Indisë dhe shteteve afrikane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark