Presidentja Vjosa Osmani është kritikuar për mos dalje në terren pas gjendjes së shkaktuar në terren, shkruan Insajderi.
Para pak çastesh Osmani është parë në Komunën e Klinës, një tjetër qytet i prekur nga vërshimet.
Osmani ka refuzuar të deklarohet për media pas takimet që mbajti brenda komunës.
Ndërkohë, ka qenë Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, që i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të reagojë në lidhje me vërshimet që kanë prekur shumë qytetet të Kosovës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës ata thanë se janë në kontakt me institucionet relevante që duhet t’i ofrohen qytetarëve.
Ndërsa e kanë thumbuar Çitakun duke ja përmendur kufijtë e Kosovës.