×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Fole ndonjë fjalë Presidente, familjet e Kosovës u goditën nga vërshimet”

    Insajderi
    20 January 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur lidhur me gjendjen e krijuar pas vërshimeve duke thënë se është një gjendje e rëndë.

    Ajo i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të reagojë në lidhje me vërshimet që kanë prekur shumë qytetet të Kosovës.

    Çitaku përmendi banorët e Skenderajt, Mitrovicës, Klinës e Istogut, ku tha se dëmet për familjet e zonave të prekura duke të jenë shumë të mëdha.

    “Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha.  Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata. Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht”, shkroi ajo në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark