×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shpërthen zënka: Për dallim nga znj.Çitaku, Presidentja i di ku janë kufijtë e Kosovës

    Insajderi
    20 January 2023 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të reagojë në lidhje me vërshimet që kanë prekur shumë qytetet të Kosovës.

    I mënjhershëm ka qenë reagimi i Presidencës ata thanë se janë në kontakt me institucionet relevante që duhet t’i ofrohen qytetarëve.

    Ndërsa e kanë thumbuar Çitakun duke ja përmendur kufijtë e Kosovës.

    Deklaratën e Çitakut nga Presidenca e kanë cilësuar si absurde.

    Presidentja çdo ditë punon për qytetarët e Republikës, ndaj deklaratat absurde, siç është kjo e znj.Çitaku sot, tregojnë se ka të tillë që pikërisht kur duhet të mbrohet interesi qytetar, nxiten nga interesa të ngushta me qëllim që ta sulmojnë Presidenten. Për dallim nga znj.Çitaku, Presidentja e vendit e di shumë mirë edhe kush janë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe ku janë kufijtë e Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani, gjithnjë është me qytetarët dhe punon gjithnjë për interesin e qytetarëve dhe të shtetit!”, përfundon reagimi.

    Ndaj Çitakut vazhdimisht ka pasur akuza se ka lobuar për projektin e shkëmbimit territorial.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci e kishte pyetur Çitakun se e kujt ishte Kosova gjatë lobimit.

    “Kosova tha nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët, tha. Mirë, po ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial. Po atëherë e kujt ishte Kosova?

    Po ashtu, në reagim thuhet që Presidentja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë në mënyrë që të vlerësohet dëmi i bërë dhe të minimizohen pasojat në ekonomi familjare, biznese dhe në bujqësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark