×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas kritikave të ashpëra reagon Saranda Bogujevci, sqaron deklaratën e djeshme

    Insajderi
    10 March 2023 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, dje në Kuvendin e Kosovës deklaroi publikisht se po pret një fëmijë nga një shtatzëni me fertilizim të asistuar. Ajo tha se “kam vendosur t’i besojë shkencës”. Për këtë deklarim, deputetja është kritikuar në mënyrë të ashpër, shkruan Insajderi.

    Ndërkohë, deputetja Bogujevci e ka sqaruar deklaratën e saj, madje ka shtuar se ka të dashur.

    “Unë e kam të dashurin, partnerin, por nuk jemi të martuar. Kjo ndërlidhet me disa diskutime në vendimmarrjen që kemi, ne duhet të krijojmë mundësi të barabarta për shoqërinë tonë. Jo të gjithëherë të gjithë i kemi mundësitë të kemi një jetë tradicionale në mënyrën qysh një pjesë e shoqërisë e shohin…Unë mendoj që nëse një grua do me u ba nanë, pa marrë parasysh a është në një lidhje apo jo, a është e martume apo jo, askush nuk ish dashtë me ja cënu të drejtën me u ba nënë”, ka pohuar mes tjerash Saranda Bogujevci për T7.

    Më tej, deputetja ka zbuluar gjininë e fëmijës që po pret.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark