×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Kurtit, edhe presidenti Thaçi takohet me Ilir Metën

    Insajderi
    09 September 2018 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua sot në Durrës me homologun e tij shqiptar Ilir Meta. Takimi ndodhi një ditë pas atij që zhvilloi Albin Kurtit me Meten. Presidenti shqiptar ndër të tjera ka thënë se është e rëndësishme të vazhdojë dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

    “Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, është shprehur Meta.

    Ai ka theksuar se rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis Kosovës e Shqipërisë është prioritet i përbashkët.

    Në kohën sa Thaçi ka drekuar me Metën, në Drenicë qytetarët kanë protestuar kundër vizitës së presidentit serb Aleksander Vucic.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark