“Ka një moment në mbrëmje kur furia e jetës konsumohet dhe qielli me yje fillon të zbulohet.” Pyete Marco Guiun që pati mbrëmjen e tij speciale kundër Athletic Bilbaos. I lindur në vitin 2006 debutoi me fanellën e Barcelonës dhe pas vetëm 33 sekondash shënoi golin e fitores për të vendosur Blaugranat në vendin e tretë.
Një debutim rekord sepse në moshën 17 vjeç e 291 ditë ai ishte më i riu që debutoi me një gol për Barcelonën në shekullin e 21-të. Më mirë edhe se Messi, një fakt thjeshë për ta përmendur si krahasim me atë që bëri histori në Spanjë, por është gjithashtu një krahasim i rëndësishëm duke pasur parasysh lidhjen e rritjes në La Masia ashtu si argjentinasi. Pas Lamine Yamal , Barça ka një yll të ri dhe Xavi është duke buzëqeshur.
Historia e Guiu, xhevahirit të ri të Barcelonës:
I rritur me bukë dhe futboll, historia e Marco Guiu filloi si ajo e shumë djemve që ëndërrojnë, një ditë, të jenë në gjendje të luajnë futboll në një nivel të rëndësishëm. Që i vogël, topi ka qenë miku më i mirë i djaloshit që lindi në vitin 2006 dhe në moshën 9-vjeçare veshi fanellën e Barcelonës në sektorin e të rinjve. Si sulmues, ai ka një fizik të shkëlqyer, pasi është edhe 187 centimetra i gjatë, por pavarësisht kësaj ai është shumë i mirë në duelet e afërta, i shpejtë në driblim dhe mbi të gjitha gjen kohën për të depërtuar, gjë që nuk është e mirëqenë për një lojtar të ri.
Aftësitë që ai tregoi menjëherë në debutimin e tij në La Liga me Blaugrana:
Emocioni i debutimit i kalitur me një gol të veçantë, i rëndësishëm dhe shumë i rëndë në ekonominë e një ndeshjeje të vështirë dhe deri në atë moment të bllokuar. Nga fusha në tribunë sepse pas Guiut kanë qenë edhe prindërit e tij, të cilët kanë shpërthyer në lot pas golit të djalit të tyre. Një ëndërr e realizuar, por është vetëm fillimi, sepse rruga për t’u bërë kampion është e gjatë dhe plot pengesa. Por Guiu zgjodhi mënyrën më të mirë për të filluar. Masia e e bekuar, djaloshji i vitëlindjes 2006, është vetëm e fundit në një seri talentesh që dalin nga sektori i të rinjve Blaugrana…
E bekuar Masia, nga Guiu te Lamine e deri te Messi, Xavi, Gavi:
Barcelona mund të udhëheqë rrugën në zhvillimin e talenteve që nga sektori i të rinjve. Aftësia për të shkuar dhe për ta gjetur nëpër Spanjë dhe në botë, për ta sjellë në La Masia dhe më pas për ta gdhendur, për t’u kujdesur për të derisa të rritet për t’i hapur dyert e ekipit të parë për të.
Sa talente ka nxjerrë Blaugrana? Ndoshta mund të duhet kohë, durim dhe kërkime të përpikta për të bërë një listë të plotë, por, duke u mbajtur tek këto të fundit, emrat dalin lehtësisht. Marco Guiu është vetëm i fundit në kohë, më i freskëti, por këtë sezon Xavi (vetë i rritur në Masia) ka marrë një nismë të domosdoshmërisë duke lançuar të rinj të tjerë interesantë si Baldé, Fermin Lopez dhe Lamine Yamal (më i riu është një djalosh i vitëlindjes 2007 që rinovuar së fundmi me Barçën). Megjithatë, duke shkuar prapa, ndër të tjera mund të gjesh futbollistë të një kalibri të caktuar që më vonë u bënë kampionë bote: Busquets, Jordi Alba (për 7 vjet) Iniesta dhe vetë Messi. Një listë e pafund që përfshin edhe Bojan Krkic , Ansu Fati (tani në Brighton i De Zerbit) dhe lojtarë aktualë si Gavi, Pedri dhe Oriol Romeu, të cilët u kthyen në shtëpi në merkaton e verës. Me pak fjalë, një filozofi e vërtetë ajo e Barcelonës për një Masia të bekuar.
Guiu, postimi në rrjetet sociale
Një lumturi e papërmbajtshme pas një mbrëmjeje speciale për Guiun, i cili donte të postonte falënderimet dhe emocionet e tij në rrjetet sociale: “I lumtur që realizova ëndrrën për të debutuar me klubin më të mirë në botë, Barcelonën, dhe që e ndihmova skuadrën të arrijë 3 pikët. Falënderoj trajnerin për besimin që më dha në këtë ditë shumë të veçantë, falë edhe të gjithë trajnerëve që kam pasur, shokëve të skuadrës, miqve dhe mbi të gjitha familjes sime, që më kanë ndihmuar të shkoj deri këtu. Tani është koha të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi ditë pas dite për të ndihmuar klubin të arrijë qëllimet e tij. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj në këtë ditë të veçantë për mua. Shkoni në Barcelonë.” /dosja/