Insajderi
Lajme

Pas lirimit të gjyqtarëve serbë, OSBE i bën thirrje KGJK-së: Plotësoni shpejt pozitat e lira me procedurë transparente

Insajderi
27 August 2026 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas lirimit të gjyqtarëve serbë, OSBE i bën thirrje KGJK-së: Plotësoni shpejt pozitat e lira me procedurë transparente
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, njoftoi sot se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka liruar nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar Misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili i ka bërë thirrje KGJK-së që, në mënyrë të shpejtë, t’i plotësojë pozitat e lira përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë për rekrutim dhe emërim.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë merr në dijeni vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me kërkesat e gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor serb të Kosovës për të tërhequr dorëheqjet e tyre.

Misioni i bën thirrje KGJK-së që, në mënyrë të shpejtë, t’i plotësojë pozitat e lira përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë për rekrutim dhe emërim, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi për përfaqësimin e komuniteteve.

Një sistem gjyqësor që pasqyron komunitetet të cilave u shërben është thelbësor për të siguruar qasje të barabartë dhe efektive në drejtësi për të gjithë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark