×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas “Marshit për Drejtësi”, Lutfi Haziri poston videon e Ibrahim Rugovës duke folur për UÇK-në

    Insajderi
    02 April 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri sot në llogarinë  e tij në Facebook ka publikuar një video, në të cilën shihet ish-presidenti, Ibrahim Rugova duke folur për  UÇK-në.

    “Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit, nga patriotët kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën dhe kanë luftuar për Lirinë e Kosovës”, ka thënë Rugova në dëshmin e tij në Hagë gjatë procesit gjyqësor të Sllobodan Millosheviçiq.

    Vlen të cekët që Haziri videon e ka publikuar pas përfundimit të Marshit të UÇK-së, ku me sa duket ka dashur të tregoj se edhe Rogova e ka përkrahur UÇK-në.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark