×
  • Showbiz
  • Show

    Pas ndarjes Andi i bie pishman, i dërgon Gresës mesazhe të koduara?

    Insajderi
    01 August 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi u shprehën në rrjete sociale se “Do të plakeshin bashkë”, Andi Artani dhe Gresa Hoti u ndanë papritur për arsye të panjohura për publikun.

    Ndoshta ndikoi distanca, apo mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, por dyshja s’janë më bashkë dhe ai që po e “vuan” më tepër duket se është Andi.

    Andi dhe Gresa

    Kjo pasi njerëzit janë të bindur se ky i fundit po i dërgon Gresës mesazhe të koduara pas ndarjes. Së fundmi, Andi ka publikuar në InstaStory imazhin e hënës, të cilën e ka shoqëruar me këngën romantike “Hana” të Yll Limanit.

    Andi Artani-instagram

    Mirëpo, ndjekësit janë kujtuar se të njëjtën këngë ia këndonte Gresës shumë shpesh në shtëpi teksa bashkë vështronin hënën në qiell përgjatë afër 90 ditëve në “BBVK”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark