Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique po kalon një prej periudhave më të vështira në jetën e tij.
Javë më parë, Pique konfirmoi ndarjen me këngëtaren kolumbiane, Shakira pas 12 vjetësh lidhje.
Nga kjo ndarje, “viktimë” janë dy fëmijët e tyre, për të cilët po bëhet “luftë” kujdestarie.
Por, ky nuk është problemi i vetëm me të cilin po përballet Pique.
Ai këtë javë ka nisur përgatitjet për edicionin e ri me Barcelonën, por nuk ka marrë lajme të mira atje.
Trajneri Xavi Hernandez i ka thënë Piques se nuk është në plan të parë në edicionin e ri, pra do të jetë rezervë.
Poashtu, Pique ka probleme edhe në biznes.
Policia spanjolle po e heton rastin e bashkëpunimit mes kompanisë së Piques dhe La Ligas në lidhje me vendimin e zhvillimit të Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite për faktin nëse futbollisti ka marrë mjete financiare në mënyrë të dyshimtë.