×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas pezullimit të PSD-së nga KQZ, reagon Dardan Molliqaj

    Insajderi
    27 December 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka vendosur për pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate, të cilat nuk kanë mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas kësaj, ai tha se kjo parti ka thirrë kuvendin e saj dhe e ka njoftuar KQZ-në.

    Sipas tij, procedimi me pezullim është dashakeqësi ndaj PSD’së.

    “PSD tashmë e ka thirrë Kuvendin e saj, konform të gjitha procedurave, me datën 28 janar dhe për këtë gjë e kemi njoftuar KQZ-në. Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së. Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark