
Njësiti i Anti-Drogës në kuadër të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka zhvilluar një operacion të quajtur “Takimi”.
Siç raportoi Insajderi më herët, operacioni pritej të zgjerohej edhe jashtë Prishtinës. Dhe kështu ndodhi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi se në Fushë Kosovë janë kapur dy kilogramë substancë e dyshuar narkotike dhe armë.
Gazeta Insajderi raportoi se në aksionin e sotëm u arrestuan Fisnik Uka, Abedin Ismajli dhe Besart Mulaku.
Burime të Insajderit bëjnë tutje me dije se në vendngjarje u arrestuan edhe dy persona të tjerë që tentuan të iknin me veturën e tyre, e cila kishte targa të falsifikuara, të cilëve iu gjet një armë zjarri.
Megjithatë, pasi nuk kishin lidhje me rastin, procedurat ndaj tyre janë ndarë dhe po trajtohen nga stacioni jugor në Prishtinë. /Insajderi.org/
LEXO EDHE: