×
  • Sport
  • Sport

    Pas Prishtinës, edhe Peja hedh dyshime për trukim të ndeshjes ndaj Golden Eagle Yllit

    Insajderi
    22 April 2023 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i basketbollit, Peja, ka hedhur dyshime se ndeshja e fundit e plejofit gjysmëfinal me Yllin ka qenë e kurdisur. Por nuk kanë thënë se kanë ndonjë fakt.

    Ata e kanë lidhur këtë dyshim pas pretendimit të KB Prishtinës se dikush tentoi t’i manipulonte gjyqtarët e huaj para ndeshjes me Trepçën të dielën. Megjithatë, klubi nga Mitrovica ka thënë se nuk janë të përfshirë në rast. 

    Peja u mposht në ndeshjen e tretë nga Ylli, me kampionin që ngushtoi serinë në 2:1.

    Megjithëse edhe dy ndeshjet e para u gjykuan nga të huajt dhe fitoi Peja, klubi verdhezi thotë se vetëm në ndeshjen e tretë ka pasur gabime tendecioze nga gjyqtarët.

    Ata kanë kërkuar hetim të plotë të rastit nga organet kompetente.

    Njoftimi i plotë:

    Jemi të shokuar nga skandali i publikuar sot nga KB Prishtina, edhe më shumë rëndohet situata me faktin që të njejtit kanë referuar ndeshjen e tretë gjysëm-finale Peja vs Ylli. Kjo ndeshje është përcjellë me shumë gabime tendencioze në referim, nga edhe rrjedhë dyshimi i bazuar që të njejtit kanë qenë të kurdisur edhe në ndeshjen tonë.

    Kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente që ky rast të hetohet deri në fund dhe ata që dëshirojnë ta shkatërrojnë basketbollin për interesa shumë të ngushta përsonale të marrin dënimin e merituar.

    Kërkojmë nga Federata, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj përsonave përgjegjës për delegimin e referëve.

    KB Prishtina është rivali i përbetuar i KB Pejës në fushë, por sot jemi të bashkuar për ti luftuar ata që deshirojnë ta rënojnë baskebollin dhe punen tonë shumë vjeqare. Sot duhet të jemi të gjitha klubet se bashku për ta mbrojtur integritetin dhe lojen ferr në sport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark