Insajderi
Lajme

Pas protestave të dhunshme në Shqipëri, deputeti i LDK-së propozon mbajtjen e zgjedhjeve atje

Insajderi
15 October 2026 - 21:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas protestave të dhunshme në Shqipëri, deputeti i LDK-së propozon mbajtjen e zgjedhjeve atje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në Shqipëri.

Përmes një shkrimi, Gashi ka deklaruar se “kur pakënaqësia qytetare arrin dimensione të tilla, rruga e vetme për daljen nga kriza është kthimi te sovraniteti i popullit përmes procesit zgjedhor”.

“Kur pakënaqësia shoqërore bëhet masive, zgjidhja duhet të jetë kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Kushdo që është në pushtet duhet ta kuptojë se pushteti buron nga qytetari dhe se shpërfillja e tij mund të sjellë pasoja tragjike, siç na mëson rasti i Sirisë. Urtësia politike është të dëgjosh qytetarin para se kriza të bëhet e pakthyeshme”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark