×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas raportimeve që mësimdhënësi nga Gjilani shqetësoi një vajzë, familja del me reagim

    Insajderi
    09 September 2022 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme është ndaluar mësimdhënësi nga Gjilani, Kastriot Kurti i cili përmes rrjeteve sociale, dyshohet se ka shqetësuar me mesazhe një vajzë.

    Kastrito Kurti është 32 vjeçar, mësimdhënës i lëndës së Filozofisë në gjimnazin ‘’Zenel Hajdini’’, në Gjilan.

    Motra e Kurtit, Kosovare Kurti, ka publikuar edhe reagimin në emër të familjes së mësimdhënësit.

    Në media u raportua se vajza të cilën, mësimdhënësi dyshohet se e ngacmoj ishte një ish-nxënëse e tij, diçka të cilën motra e tij e mohon.

    “Së pari, Kastrioti kurrë nuk e ka pasur nxënëse paditësen M.D. (22-vejçare), andaj çdo portal që ka shkruar se…“ Profesori ka ngacmuar ish-nxënësene tij…”; ‘’…ky është profesori që ngacmoi ish-nxënësen e tij..”, etj, do të paditen për dëmtim imazhi, shpifje, shqetësim psikik ndër familjar etj”, thuhet në reagimin e saj.

    Ajo tha se me paditësen, Kurti kishte dikur një raport të ngushtë shoqëror, madje vëllai i saj kishte ngrënë edhe “bukë tek familja Kurti”.

    “Së dyti, me paditësen, vëllaun (familjarët) e shoqet e paditëses, Kastrioti ka pasur raport shumë shoqëror e familjar. Vëllau i saj, ka ngrënë bukë te ne, Kastrioti ka ngrënë bukë te ta”, ka shkruar ajo.

    Sipas saj, komunikimi mes Kurtit dhe M.D, kishte filluar për këshillat profesionale rreth çështjeve të filozofisë e sociologjisë të cilat i kërkonte vajza.

    Më pas, raporti i tyre kishte kaluar në shoqëri të afërt, siç pohon motra e Kurit, duke e ditur se të dy ishin të rritur dhe beqar, i njëjti filloi ta shihte vajzën si të tillë që mund ta kishte bashkudhëtare të jetës.

    “Raporti i tyre ka kaluar në shoqëri të afërt e shumë fisnike. Meqë kemi pasur të bëjmë me një vajzë të rritur beqare (atëherë) dhe një djalë të rritur beqar, në mënyrë shumë njerëzore e fisnike, Kastrioti pati filluar ta shikojë paditësen si një vajzë, që mund të ishte bashkudhëtare në jetën e tij private e familjare, qëllimet e tij kanë qenë të pastërta e shumë njerëzore”, ka shkruar ndër të tjera, Kosovare Kurti.

    Postimi i plotë i saj:

    Lajmin për arrestimin e tij e konfirmoi për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Ai thotë se rasti në polici është raportuar nga e dyshuara me datën 6 shtator, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 06.09.2022 rreth orës 16:00 ka pranuar ankesë nga ankuesja Shqiptare Kosovare se përmes rrjetit social është shqetësuar me mesazhe shqetësuese nga i dyshuari Shqiptar Kosovar K.K. (1990)”, tha ai.

    “I dyshuari nga ana e Policisë pasi është lokalizuar, është arrestuar dhe intervistuar në baztë procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Shqetësim’’ dhe i dyshuari të ndalët në mbajtje për 48 orë”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark