×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas raportimit të Insajderit, objekti i Fakultetit të Filologjisë mbushet me grafite kundrejt Bekim Bejtes

    Insajderi
    10 April 2023 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë, Gazeta Insajderi ka raportuar mbi ankesat e studentëve të Fakultetit të Filologjisë, Dega “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” drejtuar tek Këshilli i Etikës  ndaj profesorit Bekim Bejta.

    Profesori Bejta, bazuar në dokumentet e siguruara nga Insajderi ka bullizuar dhe ofenduar disa studentë duke i shkaktuar presion psikologjik me kërcënimet ndaj tyre.

    Në shenjë revolte për mos marrjen e masave nga ky organ brenda Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, studentët kanë paralajmëruar protestë, që pritet të mbahet këtë të mërkurë para objektit të Rektoratit.

    Ndërkaq, sot në muret e godinës së Fakultetit të Filologjisë janë parë disa grafite, në të cilat kërkohet përjashtimi i Bejtës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark