×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas rënies së çatisë në Komunën e Prishtinës reagon Përparim Rama

    Insajderi
    18 January 2024 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas rënies të një pjese të kulmit të objektit të Komunës së re si pasojë e erërave, ku e lënduar mbeti një vajzë, shkruan Insajderi

    Rama ka kërkuar nga organet kompetente që ta hetojnë këtë rast.

    ”Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor”, shkroi ai në Facebook.

     “Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë. Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”, tha Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark