×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pas reshjeve të borës Prevalla mbushet me turist

    Insajderi
    16 January 2023 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qindra persona zgjodhën që vikendin ta kalojnë në Prevallë të Prizrenit.

    Vikendin që e lamë pas kishte fluks më të shtuar të qytetarëve në atë zonë. E gjithë kjo pas reshjeve të borës që kanë rënë atje.

    “Po kalojmë super, paska mjaft borë këtu”, deklaroi një qytetarë.

    “Nuk ka pas fare borë në qytet. Jemi gëzuar shumë. Sidomos vogëlushët janë gëzuar”, shprehet një tjetër qytetar.

    Derisa një qytetarë tjetër shprehet se bora u ka munguar shumë.

    Bora solli edhe vizitorë të shumtë nga Shqipëria por edhe Maqedonia e Veriut.

    Ata thonë për RTK-në se po kënaqen në këtë natyrë të bukur.

    “Kemi ardhur nga Shkupi. Po kalojmë shumë mirë këtu. Është shkëlqyeshëm. Vijmë çdo vit. Pa borë këtu nuk ka bukuri”, shprehet një vizitorë nga Maqedonia e Veriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark