×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Pas rezultatit të VV-së në zgjedhjet lokale, Hyseni thotë se ka vërejtur një ndryshim në Facebook

    Insajderi
    29 October 2021 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndonëse pritshmërisë e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe partisë së tij ishin të larta për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kjo parti nuk arriti të fitojë asnjë komunë në raundin e parë. Teksa shkoi në balotazh në 12 komuna. Nga partia edhe kjo u cilësua si fitore.

    Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni u rikujtojë që thoshin se do të fitonin në gjysmën e komunave pa balotazh.

    “Pritjet e Vetëvendosjes kanë qenë se fitojmë në gjysmën pa balotazh, kështu e kanë nisë ata kur kanë thënë vet ata çka konsiderojnë vet sukses tash po thonë se këna me fitu në balotazh, unë nuk e di dhe nuk është se i kam në qejf shumë prognozat mirëpo çka po vërej pas këtij rezultati, i cili për shumë kë nuk ka qenë i pritshëm duke i pasur parasysh zgjedhjet qendrore që kanë qenë vetëm 6 muaj ma herët”, ka deklaruar ai për Insajderin.

    Hyseni thotë se ka vërejtur diçka ndryshe nga Vetëvendosje pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.

    “Pas këtji rezultati çka po vërej është ndryshim të disponimit dhe një lloj ngurrimi dhe mungesë motivi te LVV vet dmth për herë të parë unë po shoh në Facebook që kanë ndërru disponimet sa i përket kush mundet me fitu e kush jo në Prishtinë në Prizren ose qytete tjera”, deklaroi ai.

    “Për çka jam unë i sigurt është që gjithmonë hegjemonia, pra niveli në të cilin njerëzit që të mbështesin po punojnë për ty dhe po flasin për ty, niveli në të cilin ata janë të motivum gjithmonë e rezulton edhe rezultatin pastaj”, thotë Hyseni.

    Vetëvendosje do të garojë me 14 nëntor për komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Podujevës, Gjakovës, Kamenicës, Kaçanikut, Shtimës, Vitisë, Rahovecit, Vitisë e Obiliqit./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark