×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Pas sanksioneve amerikane, Huawei i kthehet lidhjeve me Rusinë

    Insajderi
    04 June 2019 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania kineze Huawei ka fituar të drejtat e pronësisë intelektuale për sistemin e njohjes së fytyrës, projektuar nga kompania ruse “Vokord”, raporton Seebiz, sipas së cilës vlera e kontratës është rreth 50 milionë dollarë.

    Gazeta ruse “Vedomosti” shkruan se disa punonjës të kompanisë ruse do të transferohen në Huawei.

    Filiali rus i Huawei së bashku me Huawei Digital Technology në Hong Kong thuhet se do të bëhet pronar i patentës së pronësisë intelektuale kur është fjala për teknologjinë dhe pajisjet e identifikimit të fytyrës.

    Kompania e re do të quhet “Eagle softlab”, dhe pritet që njësia ruse të zotërojë 99.99% të aksioneve.

    Ndryshe, në mes të majit të kaluar, Qeveria amerikane vendosi Huawei në listën e zezë, dhe e kufizoi blerjen e pjesëve rezervë dhe shërbimeve në tregun amerikan pa lejen e Uashingtonit.

    Këtij vendimi iu bashkua edhe Google, i cili paralajmëroi kompaninë kineze se pas 90 ditësh nuk do të jetë në gjendje të përdorë sistemin operativ të gjigantit teknologjik amerikane në telefonat Huawei.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark