×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas shpërthimeve në veri, reagon ambasadori gjerman në Kosovë

    Insajderi
    07 December 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmeve të djeshme në objektin e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të vendit.

    Duke rispotuar deklarimin e shefit të EULEX-it në Twitter, ambasadori Rohde shkruan se një gjë e tillë është e papranueshme.

    “Vërtetë shumë shqetësuese”, shkroi ambasadori gjerman. “Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme”.

    Sipas tij, mirë që Policia e Kosovës në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in, janë aty prezente.

    “Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Rohde në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark