×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas Spanjës, Kurti kthehet në Francë

    Insajderi
    11 November 2023 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

    Sipas zyrës se Kryeministrit, sot ai do të zhvillojë një diskutim në në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt.

    “Në ditën e dytë të Forumit të Paqes, duke filluar prej orës 10:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, i cili do të moderohet nga Pascal Boniface, Drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS)”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se dje, kreu i qeverisë ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku ka marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark