×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas sulmit fizik ndaj infermierit, reagon Sindikata e Shëndetësisë

    Insajderi
    31 July 2023 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje është raportuar se një infermier në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është sulmuar fizikisht. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Sindikata e Shëndetësisë.

    Në reagim FSSHK theksoi se dënon çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve.

    Kjo federatë ka kërkuar nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë.

    “Mantelbardhët të gjithë pa dallim janë maksimalisht të përkushtuar dhe të pregatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme,të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi”, është thënë në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark