Futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen ka reaguar për herë të parë pas sulmit në zemër.
Ylli i Interit pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes Danimarkë – Skoci ditë më parë, derisa humbi ndjenjat në fushë.
Tashmë, gjendja e tij është stabilizuar.
Për herë të parë, ai ka publikuar një fotografi nga spitale, ku shkruan:
“Përshëndetje të gjithë, faleminderit për mesazhet e ëmbëla nga e gjithë bota. Kjo kishte një rëndësi të madhe për mua dhe familjen time. Jam mirë, nën kujdesin e veçantë. Unë ende kam për t’i bërë disa kontrolle në spital, por ndihem mirë. Tani, do bëjë tifo për djemtë e Danimarkës për ndeshjen e radhës. Luani për gjithë Danimarkën. I juaji, Christian”, ka shkruar futbollisti i Interit.