Insajderi
Lajme

Pas takimit në Hagë, Krasniqi zbulon mesazhin e Thaçit, kjo është porosia që kërkoi t’u përcillet qytetarëve të Kosovës

Insajderi
21 May 2026 - 18:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas takimit në Hagë, Krasniqi zbulon mesazhin e Thaçit, kjo është porosia që kërkoi t’u përcillet qytetarëve të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë udhëtuar drejt Hagës për të vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Krasniqi ka ndarë detaje nga takimet e ndara, duke theksuar se kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, të cilin ai e quajti “faza finale e procesit”.

Krasniqi u shpreh se forca dhe optimizmi i ish-krerëve të UÇK-së mbeten të palëkundura përballë asaj që ai e cilësoi si një rrugëtim të gjatë sfidash dhe padrejtësish.

“Ato që mbeten gjithmonë të njëjta janë forca, qetësia dhe optimizmi i Presidentit Thaçi dhe i çlirimtarëve tanë. Si në vizitën e parë, edhe sot ai mbetet i palëkundur, besimplotë në drejtësi dhe me bindjen se shumë shpejt, tashmë çështje ditësh, do të jetë sërish në mesin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Ai shtoi se qëndresa e çlirimtarëve në Hagë shërben si frymëzim dhe përcolli një porosi të drejtpërdrejtë nga ish-presidenti Thaçi për popullin e Kosovës.

“Nga Presidenti keni të fala dhe një porosi: Besoni në Kosovë!”, shkroi Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark