×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas takimit Vuçiq- Zelenski, reagon deputeti ukrainas: Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Insajderi
    22 August 2023 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në mëngjes presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takua me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelensky.

    Pas këtij takimi ka reaguar deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Gonarchenko.

    Ky i fundit ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe rrjedhimisht nuk mund ta tërheqin në anën e Ukrainës.

    Në fund të statusin ai ka shkruar se Ukraina duhet ta njohë Kosovën.

    “Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Gonarchenko.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark