×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas talljeve me çerdhen në Batllavë, shihet një bager në vendpunishte

    Insajderi
    15 January 2024 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çerdhja publike e përuruar në Batllavë të Podujevës më 30 nëntor të vitit të kaluar u bë ‘hit’, pasi s’ishte vendosur një gur për ndërtimin e saj.

    Ish-kandidati për kryetar të kësaj komune, Xhemajl Hasani, e kishte denoncuar me anë të një videoje një muaj më pas, duke thënë se s’është bërë asnjë orë punë. Për përurimin e asaj çerdheje ishin prezent kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, shkruan Gazeta Insajderi.

    “31 ditë pas perurimit te punimeve sot me kerkese te banoreve te fshatit e kam vizituar hapesiren ku eshte parapare te ndertoj qerdhja. U befasove per te keq, ku asnje ore pune nuk ish bere ne zhvillimin e ketij projekti ku edhe banoret shprehen idinjaten e thell lidhur me mashtrimin qe po u’aben ky pushtet”, kishte shkruar ai.

    Hasani ka ironizuar më tej në video duke thënë se para disa ditësh ai i kishte pare disa dërrasa, mirëpo sot s’i kishte gjetur në hapësirën e destinuar për çerdhen në fshatin Batllavë të Podujevës.

    Nga MASHTI për këtë çerdhe kanë thënë se nuk janë mashtruar nga operatori ekonomik dhe se punimet do të fillojnë së shpejti.

    “Operatori Ekonomik na ka informuar se për shkaqe subjektive, deri më tani nuk ka mundur të fillojë me punime dhe se punimet do të fillojnë së shpejti. Objekti i çerdhes do të ndërtohet në vendin e caktuar tashmë nga Komuna e Podujevës. Investimi në projektimin dhe ndërtimin e kësaj çerdheje është nga MASHTI, bazuar në kontratën e nënshkruar në korrik të vitit të kaluar me Operatorin Ekonomik ‘Hidro Project’, në kohëzgjatje prej tri vitesh”, u tha në reagimin e MASHTI-t.

    Sot është parë një bager në vendpunishte, ndonëse nuk dihet funksioni i tij në drejtim të ndërtimit të kësaj çerdhe. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark