Pas valës ekstreme të të nxehtit, Australia përfshihet nga moti i keq, mijëra pa energji elektrike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas valës ekstreme të të nxehtit, Australia përfshihet nga moti i keq, mijëra pa energji elektrike

    Insajderi
    26 January 2024 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 64 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike në shtetin australian të Queensland mëngjesin e sotëm pasi cikloni tropikal i kategorisë 2 Kirilli goditi zonën duke shkaktuar shira të dendur dhe përmbytje.

    Kompania e energjisë elektrike Ergon Energy njoftoi se shumica e konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike në qytetin e Toënsville dhe se ende nuk dihet se kur do të rikthehet furnizimi.

    Meteorologët kanë parashikuar se cikloni do të shkaktojë shira të dendur sot në veri të Queensland me shpejtësi maksimale të erës rreth 90 kilometra në orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark