×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vërshimeve në Gjakovë, Gjini mbledh shtabin emergjent

    Insajderi
    18 September 2022 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini mblodhi sot shtabin emergjent me të cilët e kanë bërë një rivlerësim të situatës pas vërshimeve.

    Në njoftimin e Komunës poashtu bëhet e ditur se Gjini e ka pritur edhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, me të cilin kanë biseduar për dëmet që janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë dhe mundësinë e sjelljes së shpejtë të ndihmës për fermerët e dëmtuar.

    Tutje, bëhet e ditur se Gjini bashkë me bashkëpunëtorët e tij edhe gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në teren, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen në të cilën ndodhet qyteti i Gjakovës.

    Njoftimi i plotë:

    Kryetari i komunës së së Gjakovës Ardian Gjini, ka mbledhur sot shtabin emergjent me të cilët e kanë bërë një rivlerësim të situatës e po ashtu edhe kanë përcaktuar veprimet e ditëve të ardhshme.

    Po ashtu kryetari Gjini e ka pritur edhe ministrin e Bujqësisë Faton Peci, me të cilin kanë biseduar për dëmet që janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë dhe mundësinë e sjelljes së shpejtë të ndihmës për fermerët e dëmtuar.

    Kryetari Gjini bashke me bashkëpunëtorët e tij edhe gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në teren, për tu njoftuar nga afër me gjendjen në të cilën ndodhemi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark