×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pasaportat, kompania gjermane e kontraktuar nga Kosova flet për Gazetën Insajderin

    Insajderi
    13 January 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët kosovarë janë përballur me probleme të shumta në muajt e fundit në planet e tyre për udhëtim, për shkak se Agjencia për Regjistrim Civil nuk ka lëshuar pasaporta, përveç për raste urgjente.

    Arsyeja për këtë, sipas institucioneve, është mungesa e materialit me të cilin prodhohen pasaportat, e furnizimi me të cilin pritet që të bëhet në fund të janarit.

    Lexo edhe:

    Më 10 janar, MPB-ja ka bërë të ditur se deri në fund të këtij muaji pritet të rikthehet furnizimi me material për prodhimin e pasaportave.

    Në këtë njoftim, Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se “shpreh keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje”.

    Lexo edhe:

    Por, kompania e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës, Veridoss, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, ka thënë se “ashtu si shumica e industrive në mbarë botën, industria jonë përballet me sfida të zinxhirit të furnizimit”.

    “Në raste individuale, kjo mund të ndikojë në oraret dhe të ndryshojë datat e dorëzimit. Shpresojmë që situata aktuale të ndryshojë së shpejti”, thuhet në përgjigjen e Veridoss për Gazetën Insajderi.

    “Sa i përket projekteve tona në Kosovë, ju lutemi kuptoni se kontratat tona me autoritetet publike janë subjekt i klauzolave strikte kontraktuale. Ne, si Veridos GmbH, nuk mund të komentojmë më shumë në lidhje me këtë çështje”, vazhdon tutje përgjigja e Veridoss për Gazetën Insajderi.

    Lexo edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark