×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pasaportat më të fuqishme në botë, ku renditet e Kosovës

    Insajderi
    19 July 2023 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është freskuar lista e pasaportave më të fuqishme për vitin 2023 (The Henley Passport Index). Befasi kësaj radhe është Japonia që për herë të parë në pesë vjet nuk është në vendin e parë.

    Sipas të dhënave të fundit, Singapori është në krye të listës dhe qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në 192 nga 227 vende.

    Gjermania, Italia dhe Spanja ndajnë vendin e dytë.

    Pas tyre janë Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja Jugore dhe Suedia në vendin e tretë. Në të katërtin janë Danimarka, Irlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

    Kurse top-pesëshen e përmbyllin këto vende: Belgjika, Republika Çeke, Malta, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia dhe Zvicra. ShBA-ja renditet e 8-ta.

    Ndërkaq, për sa u përket vendeve të rajonit, Kosova është e fundit nga to, duke u renditur në vendin e 94-të me vetëm 42 vende ku lejohet të udhëtojë pa viza.

    Më së miri në rajonin e Ballkanit qëndron Sllovenia e cila gjendet në vendin e 9-të, e përcjellë nga Kroacia në vendin e 14-të.

    Pas tyre është Serbia (34), Maqedonia e Veriut (43), Mali i Zi (44), Bosnja e Hercegovina (47), dhe Shqipëria në vendin e 48.

    Në fund të kësaj liste janë vendet pasaportat e të cilave mundësojnë kalimin pa viza në më pak se 40 vende, e që janë: Koreja e Veriut (39 vende pa viza), Nepali (38), Palestina (38), Somalia (35), Jemeni (35), Pakistani (33), Siria (30), Iraku (29) dhe Afganistani (27). /Klan Kosova

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark