×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Pasardhësi i Hasan Prishtinës ka një apel për Kurtin dhe Ramën për 28 nëntor

    Insajderi
    27 November 2023 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mehmet Prishtina, pasardhësi i Hasan Prishtines, një ditë para festës së 28 Nëntorit, ka rikujtuar pajtimin e Ismail Qemailit dhe Hasan Prishtinës për ta shpallur pavarësinë në Shkup, derisa ka theksuar se duhet unitet në mes subjekteve politike dhe dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në mënyrë që fillimisht ta bëjnë bashkimin kombëtarë të shqiptarëve dhe pastaj të punojnë për integrimet evropiane.

    Mehmet Prishtina fillimisht ka rikujtuar arrestimin e Hasan Prishtinës nga ushtria serbe dhe pajtimi në mes Ismail Qemailit dhe Hasan Prishtinës që shpallja e pavarësisë të bëhej në Shkup.

    “Ndodhi çfarë ndodhi dhe Hasan Prishtina e ka parë të nevojshme që të kalonte nga kërkesa për autonomi për kërkesën për pavarësi, dhe më 14 tetor si rezultat i kësaj ushtria serbe futet nga Kumanva në Shkup dhe e arreston mëngjesin e hershëm me rreth 14-15 burra, ndër ta ka qenë edhe Idriz Seferi të cilët intervenuan në burgun e kalmendanit në Beograd dhe si rezultat, sepse Hasan Prishtina me Ismail Qemailin ishin marrë vesh që të shpallet pavarësia në Shkup, për arsyeje se Shkupi konsiderohej dhe vazhdon të konsiderohet si porta e Shqipërisë.

    Në pamundësi që pavarësia të shpallet në Shkup, ajo ka rrugëtuar në Tiranë e Durrës, deri në Vlorë, dhe plaku i parë i Shqipërisë, Ismail Qemail Vlora, arriti që të shpallte pavarësin e Shqipërisë me ndihmën e miqëve austriak. Kjo triumfon edhe në krye me Isa Boletinin dhe kështu rrugëton pavarësia e Shqipërisë me sfida dhe pericepi të mëdha në ndihmë të shtetit, sepse dihet se konferenca e Londrës ishte e padrejtë me shqiptarët dhe i ndau shqiptarët në pesë shtete që kufizohen me veten, megjithatë ne sot kemi një Shqipëri të pavarur, natyrale siç e ka krijuar Zoti, e quajmë Shqipëria Londineze, por që kjo Shqipëri sot është anëtare e NATO-së”, tha ai, duke u ndalur edhe te shteti i dytë shqiptar, Kosova.

    Ai tha se duhet të ketë integrim mes shqiptarëve, pastaj në Evropë.

    “E dimë se pas luftës 98/99-të, sigurisht me iniciativën e UÇK-së por edhe me ndihëm e NATO-së, kemi arritur që me 17 shkurt 2008 të shpallet pavarësia e Kosovës dhe ne tani, shqiptarët i kanë dy shtete të pavarura që janë në konsulidim e sipër dhe për çdo ditë po bëhën më të forta. Por pjesët e tjera të banuara më shqiptarë, siç është Serbia e jugut, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe pjesa e Greçisë, ku jetojnë çamët, kanë ngelur jashtë kufijëve dhe në këtë kohë të integrimeve evropiane, mendoj se duhet të integrohemi mes vete dhe pastaj integrimi i ëndrrave tona, i bashkimit me një shtet që asnjëherë mendimi im personal. Shteti shqiptar është në rrugë të mbarë, i ka sfidat e veta, strukturat politike, asnjëherë nuk janë të kënaqshme por kanë arritur sukses të paparë, i ka sfidat e veta, qeverisja në Kosovë po ashtu edhe ajo në Shqipëri”, tha ai.

    Një dita para festës së 28 Nëntorit, ai apeloi për unitet të subjekteve politike në Kosovë.

    “Mesazhi im do të ishte që sa më unik të jemi dhe në momentë të tilla kritike t’i lëmë anash interesat partiake, sepse kombi është mbi të gjitha. Kjo fatkeqësisht nuk po ndodhë dhe unë shpresoj që në këtë drejtim mos t’ia bëjmë argatin dreqit thonë nga anët tona, por të thirrim mendjen dhe të kfjellemi sepse ky popull meriton lirinë, përparimin, kemi hequr shumë, rinia jonë është çdo ditë duke u larguar nga trevat tona pa prespektivë, pa eksperiencë dhe nuk mjafton që vetëm gjatë fushatave të premtosh rinisë zhvillim por duhet edhe hapa konkretë me ndërmarrë. Unë shpresojë që qeveria Kurti të jetë më vitale, më e fortë, më e rreptë dhe të bëjë atë çka kanë prit ata çka e kanë zgjedhur, sepse është më shumë së kurrë e nevojshme të mëkemben”, tha ai.

    Sipas tij, roli i Edi Ramës në Tiranë apo roli i Albin Kurtit në Prishtinë kur e vendos në baraspeshë rëndësinë e interesit të përgjithshëm kombëtarë, duhet të jetë sekondarë e jo primarë.

    “Këtu dy palët po shtyhen me inate, inatet t’i lënë anash sepse shteti nuk është i tyre, kombi nuk është i tyre, ata janë vetëm një pjesë e vogël që me votën e sovranit iu ka dhënë mundësia dhe ata duhet të punojnë më shumë”, tha ai. /KP/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark